Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, BKT Superligë.

Drenica ka shënuar fitore befasuese ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës me rezultat 2-1. Malisheva u ndal në shtëpi, pasi Drita e mposhti 0-1, derisa fitore si mysafirë ka marrë edhe Feronikeli 0-2 në udhëtim te Llapi.

Ballkani dhe Ulpiana kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku në fund portokallinjtë kanë fituar me rezultat 3-2.

Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues u zhvillua në Gjilan, ku Gjilani dhe Dukagjini kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur pa gola 0-0.

Si gjithnjë Telegrafi ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros.

Portieri:

Florian Smakiqi ka qenë i jashtëzakonshëm në duel me Llapin. Portieri i talentuar ka bërë disa pritje fantastike për t’i dhënë fitoren e parë Feronikelit.

Mbrojtësit:

Armend Thaqi ishte vendimtar për Ballkanin, ku mbrojtësi i djathtë shënoi golin e parë në sfidën ndaj Ulpianës, derisa asistoi tek goli i tretë. Në qendër vijnë Azem Bejta dhe Elton Basriu ku ishin të pakalueshëm për skuadrat e tyre Feronikelin e Dukagjinin, pasi morën pikë në udhëtim duke mos pranuar gola. Në të majtë vije Arbër Shala i klinasve që bëri një tjetër ndeshje të madhe ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit.

Mesfusha:

Behar Maliqi është një veteran në futbollin kosovar, por vitet nuk e pengojnë të bëjë ndeshje të mëdha si ajo ndaj Llapit, ku ishte fantastik si mesfushor duke shkatërruar thuajse të gjitha aksionet e vendasve. Erjon Vucaj nga Drita zë vend, ku mesfushori nga Shkodra ndryshoi gjithë lojën e gjilanasve pas inkuadrimit në fushë./Telegrafi

Read Previous

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me imigrantë

Read Next

Instituti EdGuard: Vendimet për shtyerjen e mësimit duhet të argumentohen