Fluturime për në “Kosovën serbe” dhe “Kievin rus”- falsifikime të qëllimshme

Në fotografinë e një tabele fluturimesh në aeroportin e Beogradit jepen si destinacione “Kiev Rusi” dhe “Kosovo Serbia”. Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra herë në mediat sociale. Por sipas hulumtimit të DW ajo është e falsifikuar.

Fluturimi i pretenduar që ka si destinacion “Kosovo Serbia” duket se është provokim i qëllimshëm. Kosova nuk është qytet, por shtet dhe në tabelat e aeroporteve zakonisht nuk shënohet emri i shtetit, por i qytetit ku mbërrin avioni. Po ashtu parlamenti i Kosovës shpalli në vitin 2008 pavarësinë, edhe pse Serbia, Rusia dhe Kina, apo pesë vende të BE-së nuk e njohin atë. Edhe Kievi është kryeqyteti i Ukrainës dhe jo qytet në Rusi.

Po ashtu nëse e shohim më me kujdes fotografinë, bien në sy falsifikime të tjera. Në anën e majtë, për shembull, në rastin e fluturimeve të supozuara për në Kiev dhe Kosovë janë flamujt e shteteve në vend të logove të linjave ajrore, si në rastin e fluturimeve të tjera, raporton DW.

Image

/EO/

Read Previous

Barrikadë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut

Read Next

Raportohet për 60 viktima në ShBA