Flamuri shqiptar valëvitet në stadiumin e Leskovcit

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, raporton TopChannel.

Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur.

Federata serbe reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.

Serbia e Shqipëria luajnë sonte nga ora 20:45 për kualifikimet e Botërorit 2026./koha.net/

Read Previous

Sulmet izraelite në Libanin jugor shkaktojnë viktima

Read Next

Trumpi thotë se ka konsensus për pjesën më të madhe të planit të armëpushimit në Gazë