Flaka olimpike e ndezur në Greqi niset drejt Francës

Para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris, flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës dhe do të kalojë në 64 territore franceze e 450 qytete.

Më pas flaka olimpike mbërrin në Marsejë, ku do të vazhdojë udhëtimin e saj. Rreth 100 policë do duhet të mbrojnë flakën olimpike.

Flakën olimpike do ta mbajnë 10.000 pishtarë mbajtës në 64 territore franceze dhe 450 qytete.

Këto destinacione nuk janë vetëm në tokë, flaka olimpike do të kalojë edhe Atlantikun deri në Guyanan franceze.

Në program qëndrojnë Polinezia dhe Kaledonia franceze në Paqësor, më vonë Guadelupë dhe Martinik në Karaibe./Klankosova.tv

Read Previous

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaron pasurinë

Read Next

Bie nataliteti në Kosovë