IKD kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
69% e amerikanëve janë të shqetësuar për korrupsionin dhe konfliktet e interesit në administratën e presidentit Donald Trump, sipas një analize të “”.
Rreth gjysma e të anketuarve besojnë se korrupsioni është kthyer në një problem më serioz gjatë mandatit të dytë presidencial të Trump.
Sondazhi pasqyron gjithashtu shqetësimet e qytetarëve për gjendjen ekonomike. 56% e të anketuarve deklarojnë se situata e tyre financiare është përkeqësuar që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
Më shumë se një e katërta e tyre thonë se janë detyruar të kufizojnë shpenzimet edhe për nevoja bazë, si ushqimi dhe kujdesi mjekësor.
Ndërkohë, 54% e amerikanëve fajësojnë administratën Trump ose republikanët në Kongres për çmimet e larta.
Pakënaqësia për rritjen e kostos së jetesës duket se po ndikon edhe në qëndrimet politike të qytetarëve. Më shumë se 40% e të anketuarve thonë se rritja e çmimeve i ka bërë më të prirur të votojnë për demokratët në zgjedhjet e mesmandatit.
Gjetjet vënë në dukje shqetësimet e një pjese të konsiderueshme të publikut amerikan lidhur me integritetin e administratës, përkeqësimin e gjendjes financiare dhe rritjen e kostos së jetesës, çështje që mund të ndikojnë në klimën politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit. /tvklan.al