Fillon puna për vettingun në Ministrinë e Drejtësisë

Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se tashmë procesi i Vettingut në Ministrinë e Drejtësisë ka filluar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Vetingu: Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar puna për vetingun. Së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda MD, i cili grup do ta konsiderojë edhe kontributin e ekspertëve nga jashtë për kompletimin e bazës legjislative që do t’i hapë rrugë vettingut”, ka shkruar Nimoni në Facebook.

Nimoni ka treguar po ashtu se synohet që sa më shpejtë të miratohet Strategjia e Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit .

“Rishikimi Funksional – si një iniciativë reformuese e sektorit të sundimit të ligjit, ka intensifikuar punën në adresimin e mbi 300 komenteve dhe synon miratimin sa më të shpejtë të Strategjisë së Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Miratimi i strategjisë, do t’i hapë rrugë reformimit dhe efikasiteti të institucioneve në sektorin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Nimoni.

Read Previous

Është shënuar përparim në bisedimet për marrëveshjen bërthamore

Read Next

Si po trajtohen mbeturinat pas procesit antiCovid