Fillojnë punimet për shtrimin e rrugëve në Çarshinë e Vjetër

Kanë filluar punimet për sanimin e rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit, konkretisht në rrugët “Ismajl Qemajli” dhe “Sylejmon Hadum Aga”. Kryetari i komunës, Ardian Gjini ishte i pranishëm në fillimin e punimeve ku njëherit tregoi se këtu do të shtrohen pllaka graniti që janë të një kualiteti më të mirë. Gjini tha se punimet parashihen të kryhen brenda një periudhe 1 mujore.

Ai shtoi se ky projekt ka qenë i buxhetuar vitin e kaluar dhe punimet do të duhej të fillonin në qershor, por pas bisedave me bizneset janë dakorduar që të intervenohet këtë muaj.

Ky projekt kap shumën e investimit prej 280 mijë euro. Vitin tjetër sipas kryetarit Gjini pritet të intervenohet edhe në pjesë të tjera të Çarshisë, dhe të vazhdojë shtrimi i rrugëve edhe te Xhamia e Hadumit.

Read Previous

Zbuluesja e vaksinës: S’ka nevojë të gjithë ta marrin dozën e tretë

Read Next

Shala: Puna e asamblesë e suksesshme