Fermeri Vebi Dervishaj, një shembull i mirë i bujqësisë

Në fshatin Orize të Gjakovës shumë familje mirren me bujqësi e blegtori. Njëra nga to është edhe familja Dervishaj. Në këtë fermë janë mbi 30 krerë gjedhe të llojit Simental dhe Holstein.Vebi Dervishaj ditën e fillon me kujdes ndaj tyre, duke i ushqyer. Është 76 vjeçar por pasioni e përkushtimi që ka për blegtorinë e bëjnë atë të pandalshëm që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Ai është munduar të ndërtojë gjithë këtë fermë vetë. Por është edhe përfitues i subvencioneve të ndryshme.

Për të qenë një fermer i suksesshëm Vebiu tha se duhet ta duash punën të cilën e bënë. E pa dyshim që kjo veprimtari sipas tij është shumë fitimprurëse.

Dervishaj apeloi tek fermerët tjerë që të jenë punëtorë dhe të japin kontributin e tyre në vendin e vetë.

Interesante është se ai merret edhe me prodhimin e ushqimit të gjedheve siç është silazhi dhe lloje të përziera nga misri, tërshërë e të tjera. Përveç gjedheve ai ka edhe mëzetër, mëshqerra dhe viqa. Mirëmbajtja dhe pastërtia në fermën e këtij punëtori të vyer është në nivel. Por jo vetëm kaq Vebiu përveç blegtorisë merret edhe me bletari. Ai ka mbi 30 koshere bletë për të cilat na tha se me shumë vullnet kujdeset për nxjerrjen dhe kultivimin e mjaltit. Gjithë ky anagazhim e bënë atë të jetë një shembull mjaft i mirë se si punohet për një bujqësi intensive.

Read Previous

Gjendet i pajetë trupi i mësimdhënësit që ra nga Ura e Fshajtë

Read Next

Gjendet i pajetë trupi i mësimdhënësit që ra nga Ura e Fshajtë