Fermerët e Dobroshit kërkojnë përkrahje institucionale

Fermerë nga e gjithë Kosova po kundërshtojnë kriteret për subvencionimin e grurit. Për pakënaqësitë rreth këtyre kritereve, qindra fermerë të enjten protestuan para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Me rreth 200 traktorë, fermerët bllokuan për më shumë se një orë rrugën para ministrisë. Kërkesa e tyre ishte lehtësimi i procedurave për aplikim. Ata paralajmëruan protesta më radikale nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre. Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri tha se ngritja e kritereve për dokumentacionet lidhur me subvencione dhe grande po e vështirësojnë punën e bujqve.

Tahiri: Nëse nuk na pranon ministri do te ketë protesta me të ashpra që do mund të dalin jashtë kontrolle

Ndërsa, fermeri Elmi Qupeva tha se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci duhet të kthejë procedurat e aplikimit në gjendjen e viteve të kaluar dhe të rriten subvencionet në gjitha fushat.

Qupeva: Jemi të pakënaqur me subvencionet

Fermeri Bajram Sedolli tha se nuk mund t’i përballojnë kriteret e Ministrisë së Bujqësisë,

Sedolli: Kriteret që i ka paraqitur Ministria e Bujqësisë nuk mund t’i përballojmë

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit (MBPZhR). Përmes një komunikatë për medie nga MPBPZhR thonë se respektojnë të drejtën për protestë dhe se do t’i trajtojmë me kujdes kërkesat që i fermerët adresojnë dhge se kjo ministri do të bëjë shqyrtimin dhe më pastaj edhe inkorporimin e tyre në programet dhe politikat e saj, konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

Read Previous

Ambasada e SHBA-së për situatën në veri: Të ulen tensionet e dy palëve

Read Next

Gjashtë masat e reciprocitetit që Kosova kishte vendosur ndaj Serbisë