Mbrëmë rreth orës 23:00, policia e Ferizajt ka pranuar informacionin se në një lokal në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’’, një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 eurosh dhe ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.
Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet.
Pas një pune intensive në terren, grumbullimit të informacioneve dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë automjetin Golf VI dhe të dyshuarin A.M (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilin në ora 01:30 të ditës së sotme e kanë shoqëruar në stacionin e policisë, ndërsa i janë gjetur edhe 5 kartëmonedha me nga 50 euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar.
Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë’’./Indeksonline.net/