Fabrizio Romano: Bellingham te Real Madrid është transferimi më i mirë këtë merkato

Fabrizio Romano ka zgjedhur pesë transferimet e tij më të mira të verës dhe ka përfshirë disa emra të mëdhenj.

Gazetari italian tani ka dhënë një pasqyrë se cilat transferime ai i konsideron si më të mirët këtë verë. Duke folur për “888 Sport”, këtu janë pesë më të mirat e tij.

Në krye të listës së Romanos është lojtari anglez Jude Bellingham, të cilin Real Madrid e nënshkroi për 103 milion euro këtë verë pas një sage të gjatë transferimi. Romano madje e quajti marrëveshjen një “kryevepër” për shkak të konkurrencës së fortë për nënshkrimin e tij.

Në vend të dytë ishte kalimi i Ilkay Gundogan te Barcelona, i cili iu bashkua gjigantëve të La Ligës si transferim i lirë nga Manchester City pas skadimit të kontratës së tij

Më pas është Declan Rice, i cili iu bashkua Arsenalit për një transferim rekord britanik prej 105 milion euro nga West Ham, me Romano që paralajmëroi tifozët që të jenë të durueshëm me 24-vjeçarin.

Lëvizja e Dominik Szoboszlai te Liverpool zë vendin e katërt në listë, me austriakun që iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp për 60 milionë paund.

Më në fund, dhe ndoshta çuditërisht, transferimi i Tijani Rejinders në Milan u rendit në top 5, me gjigantët italianë që shpenzuan pak më shumë se 20 milionë euro për ta nënshkruar atë nga PSV.

Romano u shpreh për mesfushorin, duke thënë: “Cilësi e çmendur, lojtar i zgjuar, zëvendësimi i Tonalit ishte i vështirë, por Milani bëri një punë të shkëlqyer. Me punë të palodhur dhe përvojë në Itali, Reijnders mund të bëhet një lojtar i mirë në vitet e ardhshme”./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Festival i Filmit në Venezia, më pak yje dhe më shumë polemika

Read Next

Gjyqi ndaj Donald Trump do të fillojë në mars 2024