Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore”.

“Republika e Kosovës ka një florë të shumëllojshme, ndërkaq shquhet me faunën për nga llojet më të pasur në Gadishull Ballkanik. Nga thesari i çmuar i bio-diversitetit tonë, përmes pamjeve të dy pullave postare dhe një blloku filatelik, prezantojmë llojet e peshkut më karakteristik të ujërave të ëmbla të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Në pullat postare janë paraqitur tri lloje të peshqve: Carassius gibelio – Karashi prusian, Gobio ohridanus/scadarensis – Mrena e Ohrit/Shkodrës dhe Krapi – lloj i peshkut mjaft i përhapur në botë me origjinë nga Azia.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dhe në qarkullim postar do të jetë deri në konsumin e plotë, ka njoftuar tutje Posta e Kosovës./rtklive.com/

Read Previous

Kurti: Ilir Konushevci, emër i artë në historinë e Kosovës

Read Next

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli