Europa i frikësohet një krize energjitike që vjen nga mungesa e gazit natyror

Frika se manipulimi që mund të bëjë Rusia me furnizimin me gazin natyror, do të sjellë një krizë ekonomike dhe politike gjatë stinës së dimrit, ka pushtuar Europën. Pasojat madje mund të ndihen edhe më shpejt, nëse papritur Rusia e ndërpret tërësisht furnizimin.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi të mërkurën se vendet dhe ekonomia duhet të përgatiten në rast se Rusia e ndërpret krejtësisht furnizimin me gaz natyror, i cili është që tani i kufizuar. Frika tashmë po shtohet se tubacioni Nord Stream 1, që lidh Rusinë me Gjermaninë, duke kaluar nën Detin Baltik, nuk do të rifillojë punën, pasi të mbyllet këtë muaj për procedura mirëmbajtjeje të planifikuara që më parë.

Rusia ka kufizuar tashmë furnizimin me gaz për rreth dymbëdhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e cila është ekonomia më e madhe e unionit, dhe që mbështetet shumë tek energjia që vjen nga Rusia për të prodhuar elektricitet dhe për të furnizuar sektorët e saj industrialë. Kufizimet kanë ngjallur akuza nga biznesi dhe udhëheqësit politikë se Rusia po ndëshkon Europën për mbështetjen ndaj Ukrainës, vendin që Rusia ka sulmuar ushtarakisht që prej katër muajsh.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

Nisin hetimet për 21.000 krime lufte të dyshuara në Ukrainë

Read Next

Rriten për rreth 15% importet e naftës në Gjermani por dyfishohet fatura