Është shtyrë raportimi i ministrit Arben Vitia para Komisionit për Financa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e financave Publike, për shkak të agjendës së ngarkuar.

Kështu deklaroi në fillim të mbledhjes, kryesuesja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër.

“Ministria e Shëndetësisë është lajmëruar dhe kanë kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, u shpreh Bajrami.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar që të të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. /Telegrafi/

Read Previous

Ëndrra e Festina Mejzinit është të sjellë një album me këngët e gjyshit të saj, Mazllom Mejzini

Read Next

Interi mund të kurorëzohet kampion i Italisë këtë fundjavë