Është rritur numri i familjeve me asistencë sociale në Gjakovë

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, numri i familjeve me asistencë sociale në komunën e Gjakovës ka shënuar rritje. Deri më tani në qendrën për punë sociale janë paraqitur 20 familje më shumë sesa në vitin e kaluar. Një gjë të tillë e thotë Pranush Komani, udhëheqës i asistencës sociale në këtë qendër.

E kur vie fjala tek paraqitja e rasteve për ndihmë sociale, Komani ka përmendur edhe një problem me të cilin ky institucion ballafaqohet. Fjala është për fshehjen e familjarëve të punësuar nga familjet me asistencë sociale.

Tutje, Komani ka theksuar se zakonisht rritja më e madhe e familjeve që paraqiten për asistencë sociale ndodh gjatë muajve të dimrit.

Read Previous

Kush prin në sondazhet e Syrit për kryetar?

Read Next

​Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë