Ernest Rutherford, babai i fizikës bërthamore

Më 30 gusht 1871 lindi në Zelandën e Re Ernest Rutherford, një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në historinë e fizikës dhe kimisë. Ai u bë i njohur për studimet e tij mbi radioaktivitetin dhe strukturën e atomit.

Rutherford zbuloi se atomi ka një bërthamë shumë të vogël dhe të dendur, ku përqendrohet pjesa më e madhe e masës dhe ngarkesës së tij. Ky zbulim ndryshoi mënyrën se si shkencëtarët e kuptonin strukturën e atomit.

Në vitin 1908, ai u nderua me Çmimin Nobel në Kimi për kërkimet mbi shpërbërjen e elementeve dhe substancat radioaktive. Ai gjithashtu kontribuoi në zbulimin dhe kuptimin e protonit, si dhe në zhvillimin e fizikës bërthamore.

Rutherford drejtoi Laboratorin Cavendish në Universitetin e Kembrixhit, ku nën drejtimin e tij u zhvilluan kërkime të rëndësishme që çuan edhe në zbulimin e neutronit.

Ai vdiq më 19 tetor 1937 në Kembrixh, në moshën 66-vjeçare, dhe u varros në Westminster Abbey, pranë figurave të mëdha të shkencës si Isaac Newton dhe Charles Darwin.

Në nder të kontributit të tij, elementi kimik me numër atomik 104 u emërtua rutherfordium. Sot, Ernest Rutherford kujtohet si një nga themeluesit e fizikës bërthamore moderne./KultPlus.com

Read Previous

Frikë nga një fitore e AfD-së

Read Next

Shqipëria turistike