Elton Zherka e Përmet Vula, heronjtë që ranë për të mos vdekur kurrë

Sot kujtojmë me nderim dhe krenari Elton Zherkën dhe Përmet Vulën, bijtë e Gjakovës që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.

Ata lanë pas familjen, ëndrrat dhe jetën e tyre, për t’i dhënë kombit shpresën dhe ardhmërinë që ne sot e gëzojmë. Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, ndërsa emrat e tyre janë gdhendur përgjithmonë në kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve që me sakrificën e tyre ndriçuan rrugën e lirisë!

Read Previous

Raporti i fundit: 38 vatra zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

Read Next

SHBA-ja thotë se bllokimi i vazhdueshëm politik po i humb mundësi Kosovës