Fundjava në Superligën e Kosovës në basketboll, do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha.
Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e 26-të do të hapet me përballjen mes “Trepçës” dhe “Borës”. Kampionët kanë siguruar vendin e parë me 22 fitore e tri humbje, derisa prishtinasit janë në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.
Ndeshja tepër e rëndësishme është ajo në Gjakovë ndërmjet “Vëllaznimit” dhe “Rahoveci 029”. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit. Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.
Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes “Pejës” dhe “Sigal Prishtinës”. Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.
Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet “Bashkimit” dhe “Golden Eagle Yllit”. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje. /RTKLive
Superliga/Java 26
E shtunë
- 17:00 Trepça – Bora
- 19:30 Vëllaznimi – Rahoveci 029
E diel
- 17:00 Peja – Sigal Prishtina
- 19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli