Ekzekutohet 56 vjeçari shqiptar në Greqi

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes nga persona ende të pa njohur, në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio Faliro.

Policia njoftoi se viktima është i njohur me dy identitete.

Thimi Deoboniku ose Prifti, nga Berati, raportohet se u qëllua në kokë me dy plumba.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës, por nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Siç raporton Top Channel, viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës./TCH/

Read Previous

2 eurot false, një person deponon rreth 12 mijë euro të falsifikuara

Read Next

Një i vrarë, shtatë të arrestuar e një polic i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, çfarë ndodhi dje në aksionin kundër grabitësve të arit në Suharekë?