Ekipet e QKMF së edukojnë fëmijët nëpër shkolla rreth ushqimit të shëndetshëm

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familiare në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës sot ka filluar një mision nëpër të gjitha shkollat e komunës, i cili ka për qëllim edukimin e fëmijëve rreth rëndësisë së ushqyerit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik.

Infermieret thanë se aktivitet do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, gjithashtu do të trajtojë edhe tema të tjera në interes të fëmijëve.

Nxënësit po ashtu shfaqën interesim për temat rreth ushqimit dhe aktivitetit fizik kështu tha trajnerja e infermierisë familjare.

Në anën tjetër vetë nxënësit janë shprehur se këto ligjërata do të ju shërbejnë shumë pasi cdo ditë ju ofrohen në treg ushqime jo të shëndetshme për t’i konsumuar.

Mësimi formal cdo ditë në shkolla ju ofron nxënësve informata të ndryshme për ushqime të shëndetshme si dhe aktivitetin fizik por që mësimi joformal dhe ligjëratat e tilla gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme tek fëmijët u tha në këtë rast.

Read Previous

Personat me aftësi të kufizuara i gëzohen vendimit të qeverisë për punsimin e tyre

Read Next

Sulmi në Ukrainë, NATO deklarohet për sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan