KEK-u nis remontin e njësisë B2 në Termocentralin Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur zbatimin e remontit të rregullt vjetor 30-ditor të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B, në përputhje me bilancin vjetor energjetik, ka bërë të ditur kjo korporatë.

Sipas njoftimit, ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe synon mirëmbajtjen teknike të njësisë, rritjen e sigurisë gjatë operimit si dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të saj.

“Ndërkohë, njësia B1 e TC Kosova B tashmë i është nënshtruar projekteve të mëdha modernizuese. Këto përfshijnë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, punime të cilat kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK-ut, pas përfundimit të këtyre investimeve, pritet të rritet ndjeshëm siguria në operim, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe të arrihet përputhshmëri me standardet më të larta të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedisit. /RTKlive

Read Previous

Paralajmërim për rrezik “shumë të lartë” të mungesës së karburantit në Zvicër

Read Next

Mbi 6 mijë lindje në tre muajt e parë të vitit në Kosovë