Nga 2011 në 2024 – çfarë ndryshoi në popullsinë dhe jetën në Gjakovë?
Federata e Futbollit e Gjermanisë ka konfirmuar dorëheqjen e selektorit të deritashëm të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Po ashtu janë konfirmuar bisedimet me trajnerin e njohur, Jurgen Klopp për postin e përzgjedhësit.
Sipas raportimeve, Klopp tashmë ka pranuar të jetë përzgjedhës i Gjermanisë, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
59-vjeçari Klopp së fundi e udhëhoqi Liverpoolin, nga viti 2015 e deri në vitin 2024. Pas largimit nga Liverpooli ishte përgjegjës i Red Bullit për futboll.
Dhe tani tekniku i njohur gjerman do të kthehet në stol, me synim për ta kthyer përfaqësuesen e vendit të tij në rrugën e sukseseve.
Klopp është prej trajnerëve më të vlerësuar në botën e futbollit.
Gjermania u ndal në 1/16 e finales në Botëror. Pësoi nga Paraguai./koha.net