E kërkonte Interpoli, arrestohet në Gjilan shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Kosovë pas një urdhërarresti të lëshuar nga INTERPOL-i para 2 ditësh.

Për të njëjtin thuhet se iu është kontrolluar vendqëndrimi ni përkohshëm në Gjilan dhe i njëjti është dërguar në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan.

Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Ky është njoftimi i plotë:

“Arrestohet një person shtetas i Republikës se Maqedonisë së Veriut në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli Datë 06.04.2022, Gjilan Sot më datë: 06.04.2022 Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli. Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë. Rasti do ti referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme.” 

/Lajmi.net/ 

Read Previous

Ademi rizgjidhet president i FFK-së, paralajmërohet bojkotim nga klubet që përkrahin Gramoz Vokrrin

Read Next

Zyrtarja ukrainase: 25 gra dhe vajza janë përdhunuar nga ushtarët rusë