E kanosi me armë kolegun e tij, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje përderisa ishin në vendin e punës, e ka kanosur kolegun e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në rrugën “Qamëria”, në Shtime.

Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje përderisa ishin në vendin e punës, e ka kanosur kolegun e tij, viktimën mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole me gazë, një karikator dhe 11 fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

KFOR shton aktivitetin në veri të Kosovës

Read Next

SHBA: E dimë se sulmi ishte i koordinuar e i planifikuar mirë, të gjithë të përfshirët të sillen para drejtësisë