E hëna ditë zie kombëtare në Shqipëri për viktimat e tërmetit në Turqi

E hëna do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra jetëve që u shuan pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi dhe Siri.

Kryeministri Edi Rama shprehet se 13 shkurti do të jetë ditë zie edhe në shenjë solidariteti me Turqinë që iu gjend pranë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Flamujt të hënën do të ulen në gjysmështizë ndërsa kushdo mund të ndezë edhe qirinj.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Më shumë se 28 000 viktima janë konfirmuar deri tani dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas tërmetit me magnitutë 7.8 Rihter që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën./A2CNN/

Read Previous

Bertolt Brecht: Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj e bën gjënë e duhur

Read Next

Kina dërgon 53 tonë tenda në Turqi për të ndihmuar në lehtësimin e tërmetit