E braktisi Tottenhamin, ja cila është skuadra e re e Son

Superylli koreano-jugor Heung-min Son ka përfunduar aventurën e tij në Evropë dhe për të vazhduar karrierën në Major League Soccer.

Sipas Fabrizio Romano, Son ka arritur marrëveshje personale me Los Angeles FC dhe negociatat janë në fazë përfundimtare.

Ylli i Tottenham Hotspur, që debutoi në Londër në vitin 2015, ka njoftuar largimin pas një dekade besnikërie dhe suksesi në klub.

Transferimi në MLS pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Kontrata e propozuar me LAFC mund të zgjasë deri në vitin 2028 dhe klubi është optimist për finalizimin e marrëveshjes gjatë fundjavës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Autoritetet zvicerane synojnë të vazhdojnë negociatat me SHBA-në për tarifat

Read Next

Qiej të trazuar