Dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read Previous

Mashtruan se do t’i punësojnë në shtete të ndryshme duke i marr para deri në 3,000 euro, arrestohen dy persona

Read Next

Tahiri: Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm kështu ndalet lufta gjeopolitike