Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 42 raste pozitive

42  mostra nga 3472 testime sa u realizuan gjatë 24 orëve të fundit kanë rezutuar si  të infektuara me COVID 19, ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Raporti ka bërë të ditur që në 24 orët e fundit dy pacientë nuk ia kanë dalë ta mposhtin virusin korona.

Shifër e lartë e vaksinimeve është shënuar edhe gjatë kësaj periudhe kohore, ku raportohet për 14,821 të vaksinuar, shifër kjo që numrin total të dozave të administruara në nivel vendi e ka dërguar në 1,343,656 doza.

Ndërsa në raportin e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, bëhet e ditur se aktualisht 21 pacientë janë të hospitalizuar si të infektuar me COVID19, ku në gjendje më të rënduar raportohen 13 pacientë që po trajtohen me oksigjeno terapi.

Në mesin e këtyre 21 pacientëve, bëhet e ditur se 7 nga ta janë shtetas të Shqipërisë.

Read Previous

Shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të një familjeje, u lirua në arrest shtëpiak, protestohet në Shtime

Read Next

Kisha e Shën Gjergjit në Berat, objekti ku kanë lënë gjurmë ndryshimet historike