Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Një grua nga Spanja dhe një burrë nga Belize kanë raportuar në Polici se derisa kishin qenë në vizitë në Ujëvarën e Mirushës, iu ishte thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe nga aty iu ishin vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumente personale.
Policia e Kosovës ka raportuar se është duke e hetuar rastin. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:10.
“Fsh. Llapqevë, Malishevë 15.10.2024 – 13:10. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Koha.net