Dy persona janë vënë nën hetim pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes Rinasit me test të falsifikuar për COVID-19

Uniformat blu bëjnë me dije se nën hetim janë vënë Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë dhe P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has e cila po udhëtonte drejt Athinës.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy ata, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”.

“Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Read Previous

Mos i hani assesi këto ushqime, nëse jeni të infektuar me COVID

Read Next

Ministri Mehaj takohet me ambasadoren kroate