Dy persona e mbushin veturën me naftë me 100-she false

Një rast i falsifikimit të parasë është hapur mbrëmë në Polici në Prishtinë.

Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në pikë të derivateve të naftës, ka informuar se ishin kryer pagesa nga persona të panjohur me dy kartëmonedha me vlera 100 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë konfiskuar nga njësia e krim-teknikës.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili udhëzon që rasti të iniciohet si ma lartë./Reporteri.net/

Read Previous

Bëhen ​25 vjet nga protestat studentore, dëshmi e vendosmërisë për liri

Read Next

Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci