Dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 21-të është paraparë të zhvillohet në mesjavë dhe pas tri ndeshjeve të së mërkurës, tani radha është për dy takimet e sotme.

Takimi i parë pritet të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Lirisë në stadiumin “18 Qershori”.

Në ndeshjen tjetër, Llapi luan në udhëtim te Fushë Kosova, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Të dy ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00./Telegrafi/

Read Previous

Çfarë duhet të bësh nëse përndiqesh në rrjetet sociale?

Read Next

Epidemia tropikale godet Brazilin, shpallet gjendja e emergjencës