Dy këmbësorë goditen nga vetura në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën “Drenica” në Gjakovë, ku janë përfshirë dy këmbësorë – një i rritur dhe një i mitur.

Lajmin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjakovë.

Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, një automjet gjatë lëvizjes ka goditur dy personat që po kalonin rrugën. Si pasojë e aksidentit, të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Drenica” në Gjakovë. Sipas informacioneve të para, gjatë lëvizjes një automjet ka goditur dy këmbësorë (një person të rritur dhe një të mitur).

Si pasojë e aksidentit, të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Gjakovë, të cilat janë duke u marrë me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me njësitë përkatëse.” Vlera Krasniqi, zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjakovë.

Read Previous

Trumpi e quan presidentin e Kolumbisë “lider droge”

Read Next

Parashikimi i motit për sot