Dy derbi në Serie A

Napoli – Inter dhe Lazio – Juventus janë dy prej ndeshjeve më interesante në kampionatin italian të futbollit këtë fundjavë.

Derbi i zjarrtë mes Napolit dhe Interit luhet të shtunën nga ora 18:00. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tetë të Serie A.

Interi dhe Napoli kanë pikë të barabarta – nga 15. “Nerazurrët” janë në vendin e dytë, kurse napolitanët një pozitë më poshtë.

Interi nuk ka humbur ndaj Napolit në pesë takimet e fundit. Ka dy fitore dhe tri  barazime.

Napoli ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit.

Po ashtu Napoli ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi, kurse Interi ka fituar katër ndeshjet e fundit në udhëtim.

Napoli i ka humbur dy ndeshjet e fundit. Xhiron e kaluar në Serie A u mposht 1:0 nga Torino, ndërsa të martën pësoi disfatë të thellë, 6:2, nga PSV Eindhoveni në “Champions”.

Interi qëndron dukshëm më mirë me rezultate. Ka shtatë fitore radhazi.

Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Juventusit luhet të dielën nga ora 20:45 dhe do ta mbyllë xhiron e tetë.

Lazio është në vendin e 12 me tetë pikë. Juventusi ka 12 pikë në pozitën e shtatë.

“Zonja e Vjetër” nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ka dy disfata dhe pesë barazime.

Lazio në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka dy barazime, një fitore dhe dy humbje./koha.net

Read Previous

Shefi i NATO-s: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë

Read Next

Maduro akuzon SHBA-në: Po sajon luftë