Dugolli, Berishës: Të kanë përjashtuar prej FSK-së, je kthyer me intervenim të Sejdiut, e më flet mua për Vetingun

Një përplase “e nxehtë” është duke ndodhur në mes të Kosovësm Hisen Berisha nga PDK dhe Enver Dugolli nga LVV, në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Duke debatuar në lidhje me pakënaqësitë e PDK-së për qeverisjen aktuale, dhe ankimet e LVV-së për qeveritë e kaluara, debati në mes të Berishës e Dugollit është tensionuar duke e kthyer atë në çështje personale.

“Ti nuk je i besueshëm, ti nuk je kredibil. Ti ke qenë i përjshtuar nga FSK-ja. Nuk e ke kaluar kurrë atë vetingun dhe ti po më kallxon mua për Postën.”, i ka thënë deputeti Dugolli, Isen Berishës.

“Me intervenimin e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, ky është kthyer, sepse ky ka qenë i përjashtuar nga puna si jo-kredibil” ka vazhduar më tej Dugolli kundër Berishës.

Duke u nervezuar me të gjitha këto deklerata, Isen Berisha ia ka kthyer Dugollit duke I thënë se “Partia Komuniste e zotit Enver, kur nuk kanë argumente, këta kapen në gjëra…”

“Të akuzosh Lëvizjen Vetëvendosje, për hajni, kjo është e pa imagjinueshme” ia ka kthyer Dugolli, Berishës.

Pas kësaj, Bersha duke mos mbetur ndër kësaj deklarate, ia ktheu Dugollit se “Ju keni punuar me Unmik-un dhe keni vjedhë bashkë me Unmikun dhe vjedhni edhe sot, shiqoni portalet”

Debati më pas ka vazhduar me diskutime në lidhje me deklaratat kundër Fondit të Sigurisë”./Insajderi

Read Previous

Vazhdon qarkullimi me letra ngjitëse

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë