Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Dy shqiptarë rreth të tridhjetave janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediet italiane raportojnë se arrestimi i dy të rinjve u bë rastësisht, kur patrulla e policisë në Arezzo sinjalizoi makinën “Audi” me të cilën dy të rinjtë udhëtonin.
Por kur u pyetën nga policia për arsyen e udhëtimit , dy shqiptarët ngritën dyshime rreth deklaratave të tyre, e për pasojë policia nisi kontrollin e imtësishëm të automjetit.
Si rrjedhojë policia gjeti lëndë narkotike të fshehur poshtë tapetit të automjetit. Sipas medieve italiane sasi e drogës së gjetur në mjetin e shqiptarëve ka një vlerë tregu që arrin deri në 50 mln euro. /abcnews.al/