Drita vazhdon tutje në Conference League, ndërsa përfundon aventura evropiane e Llapit

Fitorja e parë e realizuar në Prishtinë, dhe rezultati poztiv i arritur në Tuz, kundër FK Dečić ishin hapat e duhur që Drita bëri për tu kualifikuar tutje në raundin e dytë të Conference League.

45 minutëshi i parë solli lojë të dhe rezultat të barabartë për të dyja ekipet, por pas pjesës së parë, Drita filloi që lehtas ta fitojë dominin e ndeshjes, dhe pak minuta para fundit të ndeshjes përmes golit të mbrojtësit Ardian Cuculi arriti që ta konfirmojë kualifikimin tutje.

Në raundin e radhës Dritën e pret kampioni i shumëfishtë i Holandës, Feyenoord. Datat 22 dhe 29 Korrik, janë datat kur do të luhen ndeshjet në mes këtyre dy ekipeve.

Ndërsa në anën tjetër Llapi edhe psë shënoi një gol ndaj ekipit nga Shkupi, ky gol ishte i pamjaftueshëm për ta, pasiqë shkupjanët kishin shënuar dy gola më ndeshjen e parë që u zhvillua në mes këtyre dy ekipeve, poashtu përmes Ali Adem arritën të shënonin edhe në Stadimin “Zahir Pajaziti”, dhe kështu me rezultatin e përgjithshëm (1-3) Llapi përshëndetet nga garat evropiane në sezonin e tyre debutues.

Read Previous

Ndërlikimet nga koronavirusi prekin edhe të rinjtë

Read Next

Çfarë janë njollat e bardha në lëkurë?