Drita përforcon vendin e parë, Prishtina mposht Ferizajn

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori”, skuadra e Dritës e ka mposhtur si mysafire Dukagjinin me rezultat minimal 1:0.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për gjilanasit në Superligë, ku tre pikët skuadrës së Ardijan Nuhiut ia siguroi Ardian Limani në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, Drita përforcon vendin e parë duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve, krahas Dukagjinit që zë vendin e nëntë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Prishtinës e Ferizaj, ku mysafirët pësuan humbje në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të ngushtë 2:1.

Prishtina arkëtoi tre pikët e reja me ndihmën e dy golave të Leotrim Kryeziut, i cili shënon në minutën e 6 për 1:0 dhe në minutën e 67’ për 2:0.

Golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 83’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 15 pikë të arkëtuara, krahas Ferizaj që zë vendin e fundit, respektivisht vendin e 10 me vetëm tetë pikë të arkëtuara.

Rezultati final

Dukagjini 0:1 Drita

Prishtina 2:1 Ferizaj

/KP/

Read Previous

​Shoqata e shpediterëve të Kosovës pranohet në FIATA

Read Next

Giornale di Udine 1927: Kur kryetari i federatës ‘Vatra’ i shkruante kryeministrit shqiptar në lidhje me konfuzionin që po krijonte federate imagjinare ‘Bijtë e Shqipërisë’ në Lidhjen e Kombeve