Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë përmbush 98% të lëndëve

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Gjakovës është përgjegjëse për matje gjeodezike, evidentim të emërtimeve të vendbanimeve, vlerësim të pronës, e shumë përgjegjësi të tjera, për të cilat na flet zëvendësuesi i udhëheqësit të sektorit për gjeodezi dhe kadastër, Arbër Jusufi.

“Detyrat tona si drejtori janë përpunimi dhe menaxhimi i lëndëve sipas kërkesës së palëve, të cilat regjistrohen në hartat kadastrale….”

Tutje Jusufi tregon si ka qenë viti 2020 për këtë drejtori, si dhe si ka ndikuar pandemia në këtë drejtori. “Për vitin 2020 ka qenë e paraparë të realizohen të hyrat deri në 170 mijë euro por që si pasojë e pandemisë janë realizuar vetëm 151 mijë euro….”

Jusufi theksoi se gjatë vitit 2020 janë pranuar gjithsej 3335 lëndë, prej të cilave 98 % janë përfunduar me sukses.

Read Previous

Tender për syze dielli?

Read Next

Buxheti i planifikuar për këtë vit është mbi 26 milion euro