Drejt pensionimit? Jurgen Klopp zbulon të ardhmen e tij

Liverpool është në përgatitje të plotë, me Jurgen Klopp në krye, pas një sezoni të kaluar, në të cilin skuadra angleze nuk i përmbushi objektivat e saj dhe nuk arriti të kualifikohet në Champions League dhe këtë sezon do të luajë në Europa League. E ardhmja e Klopp u vu në dyshim, por më në fund bordi drejtues i skuadrës angleze i besoi gjermanit. Trajneri mbërriti në tetor 2015, pothuajse tetë vjet pas ardhjes së tij, dhe Champions League e fituar në 2019 dhe Premier League në 2020, e bën atë një idhull në Liverpool dhe ata vazhdojnë t’i besojnë atij.

Në një intervistë me Matthias Hielscher, gjermani flet për të ardhmen e tij në klub dhe çfarë do të bëjë kurtë largohet nga Anglia.

“Kam një kontratë me Liverpool deri në vitin 2026 dhe dua ta përmbush atë, pastaj do të marr një vit pushim. Mund të jetë fundi, por kush e di se si d otë ndihem pas një viti? Prandaj e lë derën e hapur. Do të doja të udhëtoja shumë , ko vetëm të shtyhesha në karrige me rrota apo të ecja me bastun. Mund të shikoj futboll nga kudo. Kjo është arsyeja pse unë nuk do ta bëj punën përgjithmonë.”

Klopp siguron se nuk dëshiron të tërhiqet shumë vonë , që të mund ta shijojë pensionin me gruan e tij, ndaj do të mendojë për ndërprerjen e stërvitjeve sapo të përfundojë koha e tij në Liverpool. Për të përmbushur kontratën e tij, ky sezon do të duhet të jetë shumë i ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe të paktën të kualifikohet në Champions League. Gjermani ka merita, por Liverpool-i duhet të garojë sërish për tituj./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Scrolling i vazhdueshëm në mediat sociale mund të krijojë varësi të ngjashme me kokainën ose alkoolin

Read Next

Ministri Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030