Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli
Në prag të festave të fundvitit, Dogana Shqiptare ka bërë me dje se do të jetë në shërbim 24/24.
Nëpërmjet një njoftimi bëhet me dije se pikat kufitare kanë marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve dhe atë të transportit të mallrave.
“Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim 24/24, edhe gjatë festave të fundvitit. Në zbatim të një plani të posaçëm organizativ, janë marrë masa të shtuara operacionale për të përballuar fluksin e rritur të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve gjatë festave të fundvitit, duke garantuar shërbim të pandërprerë dhe eficient”.
Këto masa, referuar njoftimit, synojnë lehtësimin e procedurave, shmangien e vonesave dhe rritjen e sigurisë në pikat doganore. /Albanianpost.com