Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Dogana e Kosovës ka certifikuar zyrtarët doganorë që u dalluan në punën e tyre, një ditë pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Doganave.

Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, tha se Dogana ka rritur të hyrat për 8% gjatë vitit të kaluar, duke folur njëkohësisht për luftën e suksesshme kundër kontrabandës.

“Dogana gjatë vitit të kaluar ka rritur të hyrat për 8% krahasuar me vitin 2024. Sa i përket mbrojtjes së shoqërisë, kemi arritur të konfiskojmë 400 kilogramë kanabis, që përbën rekord, 3 mijë copë municion si dhe 61 raste të përbashkëta me Policinë Kufitare të mallrave të ndaluara. Këtë sukses ia dedikoj Doganës. Përpjekjet e juaja e bëjnë dallimin te pjesa e suksesit”, ka deklaruar ai.

Llugaliu u bëri thirrje oficerëve doganorë që të vazhdojnë angazhimin edhe në vitet në vijim. /RTK

Read Previous

ZRRE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Read Next

Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facebook, Instagram e Whatsapp