GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
17 maji shënon ditën ndërkombëtare të hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milion të vdekur.
Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj.
Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemoragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër.
Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke patur si qëllim: Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut./express