GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
26 marsi konsiderohet si Dita Botërore e Vjollcës, ngjyra që përfaqëson ndërgjegjësimin për epilepsinë.
Dita Vjollcë (Purple Day) është një iniciativë ndërkombëtare që synon rritjen e ndërgjegjësimit publik rreth epilepsisë, rrëzimin e miteve dhe mbështetjen e individëve që jetojnë me këtë diagnozë. Ajo përfaqëson simbolikisht vetminë që shpesh ndihet nga personat me këtë diagnozë për shkak të keqkuptimeve dhe paragjykimeve publike.
Dita Vjollcë u lançua në vitin 2008. Epilepsia është një gjendje neurologjike që prek gati 50 milionë njerëz në mbarë botën. Ajo ndikon në sistemin nervor qendror duke shkaktuar kriza dhe simptoma të tjera. Llojet e krizave ndryshojnë në varësi të shkakut dhe llojit të epilepsisë.
Disa prej shkaqeve të njohura janë: dëmtimi i trurit, gjenetika, çrregullime metabolike, çrregullime imunitare, infeksion. Megjithatë, ndonjëherë nuk mund të gjendet asnjë shkak i njohur për epilepsinë tek një pacient i caktuar. Ndërsa epilepsia nuk është ngjitëse, çdo grupmoshë mund të zhvillojë epilepsi. Lajmi i mirë është se është shumë e trajtueshme. /ATSH/