Dita botërore e kafshëve të egra

Toka është shtëpia e specieve të shumta të faunës dhe florës.
Që nga viti 2013, 3 Marsi shënohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ‘Dita Botërore e Jetës së Egër’, me qëllim të përkujtimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe shpendët e egra të botës. Pothuajse një e katërta e të gjitha specieve aktualisht është në rrezik të zhdukjes në dekadat e ardhshme. Dita Botërore e Kafshëve të Egra është bërë tashmë ngjarja më e rëndësishme vjetore- botërore dedikuar atyre.

Koncepti i jetës së egër është shumë i diskutueshëm. Çfarë saktësisht duhet të llogaritet ajo?  Ka shumë debate rreth kësaj çështje në vende të ndryshme të botës. Vende të tilla në planet po pakësohen gjithnjë e më shumë, po cënohen habitatet natyrore të shumë shpendëve dhe kafshëve, duke çuar kështu në vdekjen e tyre.

Problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vazhdimisht jeta e egër është gjuetia pa leje. Njeriu egoist për një jetë të veten më luksoze shkatërron pa frikë ambientet natyrore duke ju pamundësuar kafshëve, zogjve, peshqve dhe bimëve jetesën.

Fazli Morina- Sekretar në shoqatën e gjuetarëve “Dushkaja” potencoi:

Kur flasim për botën e egër në Kosovë duhet të potencojmë se njeriu me aktivitetet e tij, sidomos këto vitet e fundit ka bërë që pothuajse bota e egër në vendin tonë të mos ekzistojë fare.

Njeriu duhet të ketë të qartë që nuk është gjithçka, por është vetëm një nga llojet e milionave organizmave që jetojnë në tokë.

Read Previous

Biblioteka “Ibrahim Rugova”. Cilët shkrimtarë lexohen më shumë?

Read Next

Kaq deputetë pritet të kenë partitë në Kuvendin e Kosovës