Dita 74 e luftës – Ja si është situata në Ukrainë

· Dhjetra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi bombat ruse goditën një shkollë në fshatin Bilohorivka në lindje të Ukrainës, ku ishin strehuar 90 persona, sipas guvernatorit të Luhansk.

· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se më shumë se 300 civilë janë shpëtuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, ku ata kishin ngecur për 72 ditë gjatë një beteje të ashpër për qytetin. Zelensky tha se ata tani po përgatiteshin për një “fazë të dytë evakuimi” për të shpëtuar mjekët dhe ushtarët ende të bllokuar atje.

· Drejtori i CIA-s, William Burns tha se lufta është në një fazë të rrezikshme sepse presidenti Putin “mendon se nuk mund ta përballojë humbjen”. Burns tha se sasia e madhe e mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën nuk ishte pengesë për presidentin rus.

· Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi se po mbledh prova për krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia. Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se agjencia ka dokumentuar tashmë 200 sulme në spitale dhe klinika në Ukrainë, të cilat mund të kënë shkelur ligjin ndërkombëtar.

· Gati 4 milionë rusë u larguan nga vendi në tre muajt e parë të këtij viti, tregojnë statistikat zyrtare të publikuara nga shërbimi federal i sigurisë ruse. Është e paqartë se sa prej tyre janë kthyer në vendin e tyre./AnabelMedia/

Read Previous

Bunkeri në fshatin Shishman që i shërbeu UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë

Read Next

Marku: Sëmundjet e rralla të mushkërive trajtohen më lehtë falë zhvillimeve në shkencë