Bunkeri në fshatin Shishman që i shërbeu UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kanë kaluar periudha të ndryshme por ky bunker i ka mbijetuar kohës. Ndodhet në fshatin Shishman, ndonëse i mbuluar nga gjelbërimi gjurmët e tij janë të dukshme edhe sot. Adem Kastrati banor i këtushëm e  ish luftëtar i UÇK-së  tregon për këtë bunker që sipas tij daton nga vitet e 70-ta.

Sipas Kastratit, armata jugosllave e atëhershme e ka ndërtuar atë me qëllime tendencioze për të frikësuar shqipëtarët e Kosovës dhe për tu treguar që armiku i tyre i vërtetë është Shqipëria, pasiqë pozicioni i bunkerit ka qenë tejet i mirë.

Ekzistenca e tij konsiderohet fat për luftëtarët e UÇK-së të cilët e kanë shfrytëzuar atw gjatë luftës së fundit.

Ky bunker ka shumë histori thotë Kastrati, andaj edhe do të duhej që të kishte më tepër promovim që të mos harrohet ajo cka është përjetuar gjatë kohës më të vështirë të popullit të Kosovës.

Read Previous

Pak histori nga Hollywood-i, kryeqyteti i kinemasë

Read Next

Dita 74 e luftës – Ja si është situata në Ukrainë