Dita 63 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë nga e mërkura. Varshava ka refuzuar të paguajë furnizuesin e saj, Gazprom, në rubla dhe më herët njoftoi se po vendoste sanksione ndaj 50 subjekteve dhe individëve, përfshirë kompaninë më të madhe ruse të gazit. Bullgaria, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga importet e gazit rus, tha se kishte përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale me Gazprom dhe se skema e re e propozuar e pagesës ishte në kundërshtim me marrëveshjen.

· Zelenskiy tha se “bota e lirë ka të drejtën e vetëmbrojtjes” pasi parashikoi se Rusia synon jo vetëm të pushtojë territorin e Ukrainës, por të “çajë të gjithë qendrën dhe lindjen e Europës” dhe “t’i japë një goditje globale demokracisë”.

· Gjermania do të autorizojë dërgimin e 50 sistemeve kundërajrore në Ukrainë, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

· Shtetet e Bashkuara u zotuan të lëvizin “qiellin dhe tokën” për të ndihmuar Ukrainën të fitojë betejën kundër pushtimit rus.

· Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, udhëtoi për në Moskë dhe, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Guterres tha se OKB-ja ishte “gati të mobilizojë plotësisht burimet e saj njerëzore dhe logjistike për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në Mariupol”.

· Rusia ka hedhur poshtë propozimin e Ukrainës për të zhvilluar bisedime paqeje në Mariupol. Lavrov tha se ishte shumë herët për të folur se kush do të ndërmjetësonte në negociatat, por ai tha se Moska ishte e angazhuar për një zgjidhje diplomatike përmes bisedimeve për Ukrainën./AnabelMedia/

Read Previous

Paralajmëron SBAShK-u: Nëse s’ka vendim deri nesër nga Qeveria, fillojmë veprimet sindikale

Read Next

Rusia ndërpreu gazin për Poloninë dhe Bullgarinë, euro shënon ulje rekord kundrejt dollarit