Disa vende të Ballkanit po përballen ditëve të fundit me rritje të rasteve nga COVID-19

Disa vende të Gadishullit Ballkanik janë duke raportuar ditëve të fundit rritje të rasteve të coronavirusit dhe atë në baza ditore.

Në mesin e këtyre vendeve që shënuan rritje janë Serbia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria.

Bazuar në të dhënat e Worldometer që monitoron rastet me coronavirus në të gjithë botën, mund të vërehet se Kroacia ka raportuar më 4 nëntor numrin më të madh të rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, duke shënuar kështu 6,310 të prekur. Më 3 nëntor vendi raportoi më shumë se 4,500 raste.

Deri më tani në Kroaci janë raportuar gjithsej 490 mijë raste dhe 9,400 viktima si pasojë e virusit vdekjeprurës, shkruan Telegrafi.

Fluks i madh i rasteve është raportuar gjithashtu edhe në Slloveni, pasi shifra më e madhe e regjistruar që kur shpërtheu pandemia është më 4 nëntor, ku vendi shënoi 4,516 të prekur.

Sipas matjeve të deritanishme, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Slloveni vlerësohet të jetë ngjitur në më shumë se 349 mijë.

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 7 milion euro të planifikuara për ndërtim të shkollave fillore dhe të mesme

Read Next

Facebook i prin listës si rrjeti social më i popullarizuar në botë