Dikur u krahasua me Steve Jobs, Elizabeth Holmes dënohet me 11 vjet burg për mashtrim

SAN JOSE, CALIFORNIA – NOVEMBER 18: Former Theranos CEO Elizabeth Holmes (L) arrives at federal court with her partner Billy Evans (R) on November 18, 2022 in San Jose, California. Holmes appeared in federal court for sentencing after being convicted of four counts of fraud for allegedly engaging in a multimillion-dollar scheme to defraud investors in her company Theranos, which offered blood testing lab services. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Elizabeth Holmes, themeluesja e kompanisë Theranos, u dënua me 11 vjet e tre muaj burg për mashtrim. Ajo mashtroi investitorët dhe rrezikoi pacientët me pretendimet e rreme se kishte zhvilluar një pajisje mjekësore që mund të zbulonte një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh nga disa pika gjaku.

Prokurorët kishin kërkuar për 38-vjeçaren, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, një dënim me 15 vjet burg dhe 804 milionë dollarë dëmshpërblim për 29 investitorë, ndërsa avokatët e saj sugjeruan që ajo të dënohej me 18 muaj arrest shtëpie e ndjekur nga shërbimi në komunitet.

“Më vjen keq për veprimet dhe dështimet e mia në çdo qelizë të qenies sime”, tha ajo gjatë seancës gjyqësore. Historia e miliarderes më të re në SHBA , e cila dikur u krahasua me Steve Jobs derisa u dënua për mashtrim, frymëzoi një dokumentar të HBO-së dhe një seri televizive të vlerësuar me çmime.

Holmes u bë enjohur në Silicon Valley në vitin 2003 kur ajo lançoi kompaninë e saj, Theranos, e cila premtoi të revolucionarizonte industrinë e testimit të gjakut me një pajisje që, me disa pika gjaku, do të zbulonte do të zbulonte anomali dhe madje edhe sëmundje kërcënuese për jetën.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015, Holmes mashtroi korporatat dhe miliarderët duke besuar se pajisja Edison ishte efikase dhe e lirë. Holmes arriti të mbledhë rreth 1 miliard dollarë nga investitorët privatë, përfshirë manjatin e medias Rupert Murdoch.

Më vonë doli se kompania po mbështetej fshehurazi në makineritë konvencionale të testimit të gjakut të prodhuara nga Siemens, sipas prokurorëve. Ajo u akuzua gjithashtu se kishte mashtruar pacientët se sa të sakta ishin rezultatet e testit të tyre.

Historia doli në dritë pasi ëall Street Journal publikoi artikuj duke vënë në dyshim vlefshmërinë e testeve të Theranos dhe në vitin 2018 u ngritën akuza kundër Holmes. /abcnews.al

Read Previous

​Vetëm një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri, KQZ mbyll afatin të hënën

Read Next

Chollet foli me Kurtin, kërkoi shtyrjen e gjobave për targa